​GLPS: Qeveria në detyrë ka marrë mbi dhjetë vendime të kundërligjshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka thënë se qeveria ka marrë tr13 vendime të kundërligjshme nga data 9 shkurt e deri më 27 mars. Sipas tyre, këto vendime kanë tejkaluar kufizimet në kuadër të nenit 31 të Ligjit për Qeverinë. Kështu u tha në konferencën për media me temën: “Vendimet e kundërligjshme të…

Lajme

21/05/2025 14:08

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka thënë se qeveria ka marrë tr13 vendime të kundërligjshme nga data 9 shkurt e deri më 27 mars. Sipas tyre, këto vendime kanë tejkaluar kufizimet në kuadër të nenit 31 të Ligjit për Qeverinë. Kështu u tha në konferencën për media me temën: “Vendimet e kundërligjshme të Qeverisë në Largim”.

Blerina Istrefi, e cila është menaxhere e projektit në GLPS tha se vendimet e ekzekutivit janë analizuar bazuar në Ligjin për Qeverinë e Kosovës.

“Nga data 9 shkurt 2025 (dita e zgjedhjeve) e deri më 27 mars 2025 (dita e certifikimit të rezultateve nga KQZ), qeveria në largim ka mbajtur 7 mbledhje dhe ka marrë 76 vendime. Marrë parasysh kufizimet që i njeh Ligji në situatat kur kemi të bëjmë me qeveri në largim, GLPS vlerëson se 13 nga këto vendime janë të kundërligjshme për shkak se janë marrë duke i tejkaluar kufizimet në kuadër të nenit 31 të Ligjit për Qeverinë. Kurse, vendimet e tjera janë në kuadër të punëve të përditshme dhe për shkak te vijueshmërisë normale të veprimtarisë ekzekutive”, tha ajo.

Koordinatorja e projektit, Elona Kurti theksoi se vendimet e kundërligjshme i përkasin natyrës së inicimit te procedurave te reja për emërimin në pozitat publike.

“Vendimet e kundërligjshme i përkasin natyrës së inicimit të procedurave të reja për emërimin në pozitat publike, për emërimin e të cilave është kompetente në bazë të ligjeve, për emërimin e të cilave është kompetente në bazë të ligjeve përfshirë por duke mos u kufizuar ne themelimin e komisioneve ad-hoc për pozitat: Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor; Drejtor i Përgjithshëm ne Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit te Kosovës për Administratë Publike, Drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Shoqërinë e Informacionit, Drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë se Kosovës për Forenzikë”, u shpreh ajo.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike i konsideron të kundërligjshme edhe miratimin e koncept-dokumenteve dhe strategjive, si dokumenti strategjik dhe plani i veprimit për ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme, për shëndetin e bimëve dhe dokumenti për bujqësi organike.

“Duke qenë se nga data 27 mars 2025, kur në kundërshtim me Kushtetutën, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar zyrtarët me post ekzekutiv si deputetë te legjislaturës së IX-të, të njëjtit duke shfrytëzuar mandatin kundër kushtetues si zyrtarë me post ekzekutiv e njëkohësisht të certifikuar si deputetë kanë marrë pjesë dhe kanë votuar në tri mbledhjet e radhës të ekzekutivit. Në këto takime janë marrë gjithsej 17 vendime, nga një kabinet qeveritar i cili në përbërjen e tij ka pasur kryeministër e ministra që në kundërshtim me nenin 72 të Kushtetutës, kanë prezantuar dhe kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Rrjedhimisht, kjo nënkupton që secili nga këto vendime është i kundërligjshëm sepse është marrë nga një përbërje e ekzekutivit në kundërshtim me aktin më të lartë juridik”, përfundoi Kurti.

Në këtë konferencë, GLPS rekomandoi se që të mos merren vendime të cilat bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën dhe që secili vendim i radhës të ketë përbërje legjitime.