Gliha për rastin Zhegrova: Ishte vendim i FFK-së që ata që nuk vijnë për Izraelin, nuk do të vijnë as në ndeshjet e tjera

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka folur për herë të parë pas pretendimeve të Edon Zhegrovës për Përfaqësuesen dardane. Edon Zhegrova pak ditë më parë shpjegoi arsyen e mungesës në grumbullim te Kosova, në muajin nëntor, duke pretenduar se te Përfaqësuesja e Kosovës i kanë thënë se ai nuk i duhet atyre. Përzgjedhësi slloven, Primoz…

Sport

17/11/2023 22:09

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka folur për herë të parë pas pretendimeve të Edon Zhegrovës për Përfaqësuesen dardane.

Edon Zhegrova pak ditë më parë shpjegoi arsyen e mungesës në grumbullim te Kosova, në muajin nëntor, duke pretenduar se te Përfaqësuesja e Kosovës i kanë thënë se ai nuk i duhet atyre.

Përzgjedhësi slloven, Primoz Gliha tha se nuk ka qenë vendim i tij mosftesa për Edon Zhegrovën dhe se ai është vetëm i punësuar në FFK.

“Kush të ka thënë që se kam ftuar unë? Ky nuk ishte vendimi im. E kam ftuar kundër Andorrës, kundër Izraelit por vendimi i FFK-së ishte se kush vjen tani qëndron, por kush nuk vjen, pastaj s’mundet. Unë jam vetëm i punësuar në FFK-së” – tha Gliha për gazetarin Arlind Sadiku.

Kosova të shtunën luan në udhëtim te Zvicra, ndërkaq tri ditë më vonë luan me Bjellorusinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Lajmi.net/