Glauku për kryeminsitër? – Haradinaj: Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dal me një reagim në lidhje me propozimin e VV-së që të mandatoj Glauk Konjufcën për kryeministër. Haradinaj ka thënë se kjo farsë duhet të marrë fund dhe vendi të shkoj në zgjedhje, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë:  Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e…

Lajme

04/11/2025 13:02

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dal me një reagim në lidhje me propozimin e VV-së që të mandatoj Glauk Konjufcën për kryeministër.

Haradinaj ka thënë se kjo farsë duhet të marrë fund dhe vendi të shkoj në zgjedhje, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë: 
Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.
Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike.
Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./lajmi.net/