Glauk Konjfuca u propozua nga VV për kryeministër – reagon PDK: Zgjedhjet janë zgjidhja!
Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka propozuar mandatarin e ri për postin e kryeministrit. Nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjfuca është propozuar për kryeministër dhe emri i tij pritet t’i dorëzohet Presidentes së Vendit, transmeton lajmi.net. Pas këtij propozimi, ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike e Kosovës. Deputetja e këtij subjekti,…
                        Lajme
Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka propozuar mandatarin e ri për postin e kryeministrit.
Nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjfuca është propozuar për kryeministër dhe emri i tij pritet t’i dorëzohet Presidentes së Vendit, transmeton lajmi.net.
Pas këtij propozimi, ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike e Kosovës. Deputetja e këtij subjekti, Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur taktik politike këtë.
“Mandatari i ri pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë. 9 muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Zgjedhjet janë zgjidhja.”, tha ajo në postimin e saj në Facebook./lajmi.net/