Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë: Sonte Fiorentina – Juventus

Gjatë mbrëmjes së djeshme u zhvillua gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë në mes Milan – Inter, kurse sot zhvillohet e dyta në mes Fiorentina dhe Juventus.

Sport

02/03/2022 09:31

Juventusi do të kërkojnë të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës.

Ekipi i Masimiliano Allegrit nuk po kalojnë në një formë të mirë siç janë mësuar të jenë gjithmonë. Ata sonte do të përballen me një rival jo edhe aq të lehtë.

Ndeshja në mes Fiorentina dhe Juventus luhet sot në orën 21:00.

Fituesi i këtij çifti përballet me fituesin e Inter – Milan, në fazën finale. /Lajmi.net/