Gjysma e filloristëve në Maqedoni janë shqiptarë

Gjysma e nxënësve të shkollave fillore në këtë shtet të ish-Jugosllavisë janë shqiptarë. Pesëdhjetë për qind e filloristëve në Maqedoni janë deklaruar se janë shqiptar dhe mësojnë në gjuhën shqipe.

Lajme

13/04/2015 16:33

Të dhënat zyrtare ditë më parë janë publikuar nga Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni.

Si bën të ditur portali shkupjan Zhurnal, në Maqedoni vendin tonë ka gjithsej 122,929 nxënës filloristë, nga të cilët shqiptarët kanë arritur rekordin me 61,298 nxënës filloristë. Këto të dhëna janë siguruarar në fund të vitit shkollor 2013/2014.

Shifrat zyrtare flasin se maqedonasit artificialisht i mbajnë shkollat fillore me mësim në gjuhën maqedonase.

Të dhënat dëshmojnë se 147 shkolla në Maqedoni, maqedonasit i mbajnë në mënyr artificiale, edhe pse këto shkolla janë para vënies së drynit.

Në bazë të gjuhës në të cilën mbahet mësimi, maqedonasit kanë 438 shkolla fillore, kurse nxëënsit  shqiptarë mësojnë në përgjysmë më pak shkolla.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ky Enti shtetëror për Statistika gjatë vitit shkollor 2013/2014 me mësim në gjuhën maqedonase ka pasur gjithsej 729 shkolla fillore, ndërsa me mësim në gjuhën shqipe 291 shkolla fillore. Këtë diskriminim Zhurnal e ka analizuar në këtë formë.

Kur 50 për qind e nxënësve filloristë janë shqiptarë, atëherë po të bëhet një kalkulim i saktë, maqedonasit duhet të kenë vetëm edhe një herë më shumë shkolla fillore. Me këtë numri i shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe prej 291 po të shumëzohet me 2 del rezultati prej 582. Me këtë maqedonasit duhet të kenë maksimum 582 shkolla fillore e jo 729.

Dallimi mes numrit 729 dhe 582 del se 147 shkolla me mësim në gjuhën maqedonase mbahen artificialisht edhe pse nuk kanë nxënës.

Statistika e fundit flet se në shkollat fillore të Maqedonisë me mësim në gjuhën maqedonase ka pasur gjithsej 6,853 klasa, ndërsa me mësim në gjuhën shqipe 3,394 klasa.