Gjyshja 97-vjeçare që ngritë pesha, inspirimi i të gjithëve për të nisur ushtrimet (Video)

Edith Traina është 97-vjeçarja, që nuk mund ta shihni ulur në divan, duke thurur apo shikuar telenovela. Për dallim nga shumica prej nesh, ajo është në palestër duke ngritur pesha.

Lifestyle

09/04/2018 10:19

 

Kjo grua nga Florida e Shteteve të Bashkuara, nuk është një gjyshe e zakonshme, pasi filloi ushtrimet sapo hyri në të 90-at, përcjell Telegrafi.

Madje, ajo tani e ka edhe një kampionat në emrin e saj. ‘Edith Traina Inspirational Open 2018’ është kampionati ku do të garojnë fëmijët nën 13 vjet dhe të moshuarit.

Njëjtë sikurse të gjithë ne edhe Traina kishte përtuar të niste ushtrimet, derisa nuk e bindi një shoqe. Por, me të filluar, ajo ishte këmbëngulëse dhe u bë kampionia që është sot.

“Kur po ngritja peshat për herë të parë, një zë në mua më tha se mund ta bëj. Tani, nëse e zë vetën duke ndenjur gjatë ulur, më vije të ndez diçka në të pasme dhe të nisem për në ushtrimore”, ka thënë Traina.

Dikur instruktore vallëzimi, tani ajo ngre pesha tri herë në javë, ndërsa merr pjesë në gjashtë kampionate të ndryshme. Ku ka fituar dy medalje të arta.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, ajo është e vetmja garuese në kategorinë e saj. Me anë të këtyre ushtrimeve, ajo përpiqet t’i inspirojë të gjithë, posaçërisht të moshuarit, që të merren me aktivitete fizike.

Synimi saj kryesor, është që të arrijë t’i ngre 90 kilogramë, para se t’i mbushë 100 vjet.

Më poshtë mund ta shihni atë, gjatë një gare që e kishte zhvilluar para pesë vitesh. /Lajmi.net/