Gjyqtari që e goditi me bërryl Robertsonin e “thyen heshtjen”, deklarohet për incidentin
Gjyqtari i Premierligës, Constantine Hatzidakis ka “thyer heshtjen” e tij pasi u kap nga kamera duke e goditur me bërryl mbrojtësin e Liverpoolit, Andy Robertson. Pamjet treguan Hatzidakis duke e goditur me bërryl mbrojtësin e “Të Kuqve”, në pjesën e parë të barazimit 2:2 të Liverpoolit me Arsenalin, e zhvilluar fundjavën që lamë pas në…
Sport
Gjyqtari i Premierligës, Constantine Hatzidakis ka “thyer heshtjen” e tij pasi u kap nga kamera duke e goditur me bërryl mbrojtësin e Liverpoolit, Andy Robertson.
Pamjet treguan Hatzidakis duke e goditur me bërryl mbrojtësin e “Të Kuqve”, në pjesën e parë të barazimit 2:2 të Liverpoolit me Arsenalin, e zhvilluar fundjavën që lamë pas në “Anfield” në kuadër të Premierligës.
Federata Angleze po heton incidentin dhe ai është hequr nga lista e delegimeve të gjyqtarëve për ndeshjet e kësaj fundjave.
Hetimi është ende në vazhdim dhe Hatzidakis zbuloi se është i përgatitur për çdo rezultat.
“Çfarëdo që të ndodhë, ndodh. Nuk mund të them asgjë më shumë për momentin. Nuk mund të flas për atë që ka ndodhur”, ka thënë ai, njofton The Sun, transmeton lajmi.net.
Hatzidakis, 38 vjeçar, përballet me një ndalim të gjatë nga FA nëse shpallet fajtor./Lajmi.net/