Gjyqtari me celular gjatë ndeshjes

Puna e gjyqtarit anësor është pa dyshim shumë e vështirë, derisa përcjell pandërprerë vijën e futbollistëve dhe pozitën jashtë loje. Por, një asistent në Bullgari duket se ishte aq i shkathtë sa që në mes të ndeshjes, ai kishte kohë edhe të zhvillonte një bisedë telefonike. Georgi Tabakov e mbante celularin në vesh gjatë ndeshjes…

Sport

14/02/2014 15:37

Puna e gjyqtarit anësor është pa dyshim shumë e vështirë, derisa përcjell pandërprerë vijën e futbollistëve dhe pozitën jashtë loje.

Por, një asistent në Bullgari duket se ishte aq i shkathtë sa që në mes të ndeshjes, ai kishte kohë edhe të zhvillonte një bisedë telefonike.

Georgi Tabakov e mbante celularin në vesh gjatë ndeshjes mes Chernomorets dhe Cherno.

Babai i Tabakovit, Emil punon në Federatën e Futbollit të Bullgarisë, dhe sipas BGSport.bg, këtu lindin dyshimet se ai nuk do të ndëshkohet fare për veprimin e tij.

Pastaj sërish, asnjëra skuadër nuk u ankua për standardin e ndarjes së drejtësisë, por është e mundur që nuk e dinin se tek kush mund të ankohen.