Gjyqtarët serbë nuk u paguan asnjë cent nga buxheti i Kosovës që nga vendimi për dorëheqje- edhe anëtari Imami voton kundër kthimit të tyre
Në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës po diskutohet mbi kërkesën për votimin pro apo kundër dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë dhe stafit administrative nga sistemi gjyqësorë i Kosovës. Ndër të tjerash në këtë mbledhje është bërë e ditur se të njëjtit që nga koha kur kanë dhënë dorëheqje në vitin 2022 ata nuk janë paguar më asnjë…
Lajme
Në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës po diskutohet mbi kërkesën për votimin pro apo kundër dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë dhe stafit administrative nga sistemi gjyqësorë i Kosovës.
Ndër të tjerash në këtë mbledhje është bërë e ditur se të njëjtit që nga koha kur kanë dhënë dorëheqje në vitin 2022 ata nuk janë paguar më asnjë cent nga buxheti i Kosovës.
Kësisoj të njëtit nuk kanë marrë paga më.
Në këtë mbledhje pra propozimi është që të mos u aprovohet kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë, por që të procesohet tek presidenca.
Kurse anëtari tjetër i KGJK-së, Ahmeti Imami deklaroi se vota e tij do të jetë kundër që të dorëhequrit që të kthehen në sistemin gjyqësorë, ose pro për lirim nga detyra.
“Por dua të potencoj se kjo s’ka të bëjë vetëm me komunitetin serb, pro edhe për komunitete tjera pakicë edhe shumicë. Nëse ndalemi në dispozitat kushtetuese dhe ligjore në nenin 104 pika 4 atëherë qartë thotë se një gjyqtar shkarkohet kur cënohet për një vepër të rëndë penale dhe kur shkel detyrat zyrtare.Neni 34 pika 1.1 në mënyrë decidive e parasheh se gjyqtari përfundon mandatin me dorëheqje, pra s’kemi dispozitë pasuese që i jep KGJK-së të aprovoj apo mos ta aprovojë dorëheqjen e dhënë.Për më tepër ekziston edhe një praktikë e gjykatës Kushtetuese. Do votoj kundër që ata të kthehen në sistemin gjyqësorë sepse kanën dhënë dorëheqje vullnetare.”./Lajmi.net/