Gjyqtarët e Gjykatës Supreme zgjedhin dy anëtarë të rinj të KGJK-së
Pas zhvillimit të procesit zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga gjyqësori, gjyqtarët e Gjykatës Supreme kanë votuar në raundin e dytë dhe kanë zgjedhur me shumicë votash dy anëtarë të rinj. Gjyqtarja Franciska Zhitija–Ymeri dhe gjyqtari Rrustem Thaqi do t’i bashkohen KGJK-së si përfaqësues të gjyqësorit, transmeton lajmi.net. Votimi…
Lajme
Pas zhvillimit të procesit zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga gjyqësori, gjyqtarët e Gjykatës Supreme kanë votuar në raundin e dytë dhe kanë zgjedhur me shumicë votash dy anëtarë të rinj.
Gjyqtarja Franciska Zhitija–Ymeri dhe gjyqtari Rrustem Thaqi do t’i bashkohen KGJK-së si përfaqësues të gjyqësorit, transmeton lajmi.net.
Votimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë, duke respektuar procedurat e brendshme të zgjedhjes së anëtarëve të këtij institucioni.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në përbërjen dhe funksionimin e KGJK-së, e cila luan rol kyç në mbikëqyrjen dhe menaxhimin e sistemit gjyqësor në Kosovë./lajmi.net/