Gjykimi në rastin e Liridona Ademajt, Haxhiu: Do të ndjekim me vëmendje çdo hap të këtij procesi dhe urojmë që drejtësia të triumfojë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar në lidhje me fillimin e gjykimit në rastin e Liridona Ademajt. Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ngjarje tragjike ka tronditur dhe pikëlluar të gjithë, shkruan lajmi.net. “Ky proces është i rëndësishëm jo vetëm për të vendosur përgjegjësinë për krimin e rëndë, por edhe…

Lajme

27/01/2025 12:30

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar në lidhje me fillimin e gjykimit në rastin e Liridona Ademajt.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ngjarje tragjike ka tronditur dhe pikëlluar të gjithë, shkruan lajmi.net.

“Ky proces është i rëndësishëm jo vetëm për të vendosur përgjegjësinë për krimin e rëndë, por edhe për të dërguar një mesazh të fuqishëm kundër femicidit. Do të ndjekim me vëmendje çdo hap të këtij procesi dhe urojmë që drejtësia të triumfojë, duke u siguruar që ata që janë përgjegjës të marrin dënimin maksimal për krimin rëndë”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/