Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale vendos në favor të ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke refuzuar kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit që mundëson kalimin në tregun e lirë të energjisë elektrike. Në vendimin e publikuar thuhet se aprovohet si e bazuar ankesa e të paditurit. Shkalla e Dytë vendosi në favor të…

Lajme

12/08/2025 13:11

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke refuzuar kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit që mundëson kalimin në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Në vendimin e publikuar thuhet se aprovohet si e bazuar ankesa e të paditurit.

Shkalla e Dytë vendosi në favor të ankesës së ZRRE-së për të anuluar vendimin e Shkallës së Parë e cila gjeti se ZRRE në mënyrë të kundërligjshme i ka vendosur thjesht-ashtu 1 mijë e 300 biznese para një (f)akti të kryer të heqjes së tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike: i.e në çmime katër-pesë më të shtrenjta pa u plotësuar as kushtet e krijimit të një tregu të lirë.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e të paditurit, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), me seli në Prishtinë. Ndryshohet pika IV e Aktgjykimit K.A.nr.301/25 të datës 29.07.2025 të Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative, ashtu që vendoset si në vijim: Refuzohet si e pabazuar kërkesa e paditësit … me seli në Prishtinë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit Nr.272/23 të datës 05.04.2025 dhe njoftimit të datës 12.03.2025 të nxjerrë nga ZRRE.”

Ky vendim i hap rrugë vazhdimit të reformave në sektorin e energjisë, përfshirë liberalizimin e tregut dhe largimin nga rregullimi i çmimeve nga shteti./Lajmi.net/