Gjykata Themelore në Ferizaj dënon të akuzuarin për sulm seksual me 16 vjet e gjysmë burgim

Gjykata Themelore në Ferizaj- Departamenti për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.S., duke e dënuar me dënim unik prej 16 vjet e 6 muaj burgim për sulm seksual ndaj të miturve. Gjykata njofton se aktgjykimi u shpall nga gjykatësi Shabi Idrizi teksa i akuzuari u dënua për dy vepa penale të…

Lajme

02/03/2026 21:41

Gjykata Themelore në Ferizaj- Departamenti për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.S., duke e dënuar me dënim unik prej 16 vjet e 6 muaj burgim për sulm seksual ndaj të miturve.

Gjykata njofton se aktgjykimi u shpall nga gjykatësi Shabi Idrizi teksa i akuzuari u dënua për dy vepa penale të “Sulmit seksual” në vazhdimësi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për veprën e parë, i akuzuari sipas njoftimit u dënua me 10 vjet burgim, njëjtë edhe për veprën e dytë penale. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 16 vjet e 6 muaj burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“I pandehuri B.S., akuzohet se: në vazhdimësi për periudha qershor – dhjetor të vitit 2024 dhe më datë 1-2 janar 2025 si dhe muajt janar – shkurt të vitit 2025, në kohë të pacaktuara për qëllime seksuale ka prekur duke i sulmuar seksualisht të dëmtuarit e mitur, viktima të ndjeshme të moshave kryesish 12 dhe 13 vjeçar, të gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se konform nenit 366, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të KPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit e cila do të zgjas deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.