Gjykata Themelore jep dënim unik për një person në Prishtinë

Një person në Prishtinë sot shpallur fajtor dhe është dënuar me tre vjet e pesë muaj burgim për shkak se në qershor të vitit të kaluar e kishte sulmuar fizikisht ish partneren e tij.

Lajme

21/03/2019 17:14

Këtë vendim gjykata e ka cilësuar si një dënim unik.

“I akuzuari me inicialet B.B pasi e kishte kthyer vajzën e tyre të përbashkët tek SH.A, në prezencë të vajzës së tyre i kishte kërkuar të dëmtuarës që të hynte në veturë, dhe kur ajo kishte refuzuar, ai  ka dalë nga vetura, e ka kapur dhe tërhequr  zvarrë për flokësh dhe duke e goditur ka arritur që ta fuste në veturë, duke e dërguar më pas në një rrugicë ne lagjen Dragodan. Aty ai e ka kanosur me fjalët “ose do të jetojmë që të tre, ose do të vdesim”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore në Prishtinë.