Gjykata Themelore e qet në rrenë Rozeta Hajdarin: Ia kemi dërguar ftesën me datën 19 nëntor

Sot ishte planifikuar që të mbahej seanca fillestare për skandalin me rezervat shtetërore, ku ministrja në detyrë e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është e akuzuar. Por, ajo nuk u paraqit fare në gjykatë sot. Kështu që, seanca fillestare u detyrua të shtyhej për një datë tjetër, transmeton lajmi.net. Hajdari me anë të një postimi…

Lajme

10/12/2025 11:55

Sot ishte planifikuar që të mbahej seanca fillestare për skandalin me rezervat shtetërore, ku ministrja në detyrë e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është e akuzuar.
Por, ajo nuk u paraqit fare në gjykatë sot. Kështu që, seanca fillestare u detyrua të shtyhej për një datë tjetër, transmeton lajmi.net.
Hajdari me anë të një postimi në Facebook u arsyetua se nuk ka pranuar ftesë nga Gjykata Themelore, prandaj nuk ka marrë pjesë në seancën fillestare.
Por, kjo po del që s’është e vërtetë. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi tha për lajmi.net se ftesa i është dërguar Rozeta Hajdarit me datën 19 nëntor.
Seanca është shtyrë për datën 13 janar në ora 09:30./lajmi.net/