Gjykata Supreme refuzon ankesën e PDK-së kundër vendimit të PZAP-së
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). PDK kishte kërkuar që Gjykata Supreme të urdhëronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të anuluar të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2026,…
Lajme
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
PDK kishte kërkuar që Gjykata Supreme të urdhëronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të anuluar të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2026, përfshirë ato të datave 2 dhe 5 janar 2026, dhe të rishikonte rezultatin zgjedhor pa këto vota, shkruan lajjmi.net.
Gjykata Supreme, pas shqyrtimit të shkresave dhe bazuar në gjendjen faktike dhe ligjore, ka vlerësuar se ankesa e PDK-së është e pathemeltë dhe ka pranuar si të drejtë dhe të bazuar vendimin e PZAP-së, i cili e kishte hedhur poshtë ankesën si të pas-afatshme.
Në vendimin e saj, Gjykata Supreme ka theksuar rëndësinë e respektimit të afateve ligjore, duke e konsideruar afatshmërinë e ankesave si element jetik për përfundimin e procesit zgjedhor dhe shmangien e prolongimeve kohore. /Lajmi.net/