Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Gjykata Speciale në Hagë ua ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Gjyqtari në këtë rast ka konstatuar se nuk kanë pushuar arsyet për ndërprerjen e kësaj mase. Arsyetimet mbetën të njëjta: Ndikim në dëshmitarë dhe prova. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj…

Lajme

18/02/2025 09:46

Gjykata Speciale në Hagë ua ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Gjyqtari në këtë rast ka konstatuar se nuk kanë pushuar arsyet për ndërprerjen e kësaj mase.

Arsyetimet mbetën të njëjta: Ndikim në dëshmitarë dhe prova.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit./Lajmi.net/