Gjykata Speciale konfirmon aktakuzën ndaj Haxhi Shalës, Januzit dhe Bahtijarit

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat ndaj tre ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala. Njoftimi është bërë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. “Më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte versionin…

Lajme

10/07/2024 13:17

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat ndaj tre ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala.

Njoftimi është bërë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte versionin e fundit të kësaj aktakuze deri më 10 korrik”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u theksua se “Pasi të dorëzohet, ajo do të jetë aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore. Në përputhje me rregullën 90(3), gjykatësja Masëlo (Masselot) caktoi paraqitjen e mëtejshme të Januzit dhe Bahtijarit të premten, 12 korrik në orën 09:30”.

Ndonëse pretendimet e reja faktike ishin pjesë e aktakuzës fillestare kundër Haxhi Shalës, nuk kërkohet që ai të jetë i pranishëm në seancë./Lajmi.net/