Gjykata Speciale e thërret për ta marrë në pyetje edhe një veteran të UÇK-së
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar të UÇK’së për ta marrë në pyetje.
Lajme
”Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, shkruan Haradinaj.
Kujtojmë se OVL e UÇK-së do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales.
Kjo Gjykatë, para pak ditësh ka paralajmëruar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke e konsideruar si shkelje të praktikave të drejtësisë.
Gjatë ditës së sotme Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim.
Bëhet fjalë për Afrim Bytyqin, për ftesën e të cilit ka shkruajtur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. /Lajmi.net/
Riaktivizohet Specialja, fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së për intervistim