Gjykata Speciale cakton datën për deklaratat hyrëse në gjykimin e dytë ndaj Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë

Gjykata Speciale ka njoftuar se më 27 shkurt do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ku përfshihen edhe të pandehurit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Seanca do të nisë në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë në orën 16:00. Aktakuza fillestare ndaj të akuzuarve u…

Lajme

17/02/2026 10:27

Gjykata Speciale ka njoftuar se më 27 shkurt do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ku përfshihen edhe të pandehurit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Seanca do të nisë në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë në orën 16:00.

Aktakuza fillestare ndaj të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025. Sipas saj, gjatë periudhës 12 prill – 2 nëntor 2023, Thaçi, gjatë vizitave në objektin e paraburgimit, i dha informacion konfidencial Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit lidhur me dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria, duke i udhëzuar se si të ndikojnë në dëshmitë e tyre.

Aktakuza pretendon gjithashtu se Thaçi koordinonte tre grupe, përbërë nga Smakaj, Kilaj, Fazliu, Kuçi dhe persona të tjerë, me qëllim ndërhyrjen në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin për krime lufte.

Sipas historikut të procedurës:

Isni Kilaj u arrestua më 2 nëntor 2023, dhe u lirua përkohësisht më 15 maj 2024.

Pas konfirmimit të aktakuzës, më 5 dhe 6 dhjetor 2024, u arrestuan dhe u transferuan në paraburgim Kilaj, Smakaj dhe Fazliu.

Thaçit iu dorëzua fletarrestimi, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë.

Të pesë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm.

Dosjet paraprake të Prokurorisë dhe të pandehurve u dorëzuan gjatë shtatorit dhe tetorit 2025, dhe çështja iu kalua për gjykim Gjykatësit të Vetëm më 12 nëntor 2025.

Kilaj u lirua me kusht për herë të dytë më 10 dhjetor 2025, ndërsa Smakaj dhe Fazliu u liruan me kusht më 10 shkurt 2026.

Seanca e 27 shkurtit do të shënojë fillimin e deklaratave hyrëse në gjykimin e dytë, duke e çuar procesin më tej në shqyrtimin e pretendimeve për ndërhyrje në dëshmitë e dëshmitarëve. /Lajmi.net/