Gjykata Speciale arreston edhe ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj
Gjykata Speciale ka arrestuar sot edh e ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj. Me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është arrestuar ish shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj. Smakaj është arrestuar mëngjesin e sotëm nga forcat policore të EULEX-it. Specialja vitin e kaluar kishte kryer bastisje në shtëpinë e…
Lajme
Gjykata Speciale ka arrestuar sot edh e ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj.
Me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është arrestuar ish shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.
Smakaj është arrestuar mëngjesin e sotëm nga forcat policore të EULEX-it.
Specialja vitin e kaluar kishte kryer bastisje në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.
Arrestimi i tij sot raportohet se u krye rreth orës 06:30. Konfirmimi për arrestimin e tij nuk është bërë ende.
Smakaj pas përfundimit të misionit në AKI, ka qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.
Siç ishte raportuar atë kohë, aksioni lidhej me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Po ashtu ishte thënë se gjatë aksionit ishin sekuestruar provat ë ndryshme, përfshirë dokumente dhe telefona.
Mëngjesin e sotëm nga Gjykata Speciale është arrestuar edhe ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj./Lajmi.net/