Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE-së kundër shtrenjtimit të rrymës prej 16.1%

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar padinë e dorëzuar nga grupi “Asnjë cent më shumë” ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, kundër vendimit për shtrenjtimit e rrymës për 16.1 për qind. Kjo është bërë e ditur nga avokati Ardian Bajraktari, i cili paralajmëroi se pas këtij vendimi të Themelores, do t’i drejtohen edhe Gjykatës…

Lajme

14/05/2025 12:14

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar padinë e dorëzuar nga grupi “Asnjë cent më shumë” ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, kundër vendimit për shtrenjtimit e rrymës për 16.1 për qind.

Kjo është bërë e ditur nga avokati Ardian Bajraktari, i cili paralajmëroi se pas këtij vendimi të Themelores, do t’i drejtohen edhe Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin.

Ai tha se tashmë ankesën e kanë gati, transmeton lajmi.net.

Qytetarë të shumtë u mblodhën disa herë radhazi në protesta për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë-elektrike në Kosovë prej 16.1%.

Pavarësisht kësaj, ZRRE vendosi për këtë shtrenjtim dhe mesa duket askush s’do e ndryshojë më./Lajmi.net/