Gjykata refuzon kërkesën për caktimin e paraburgimit të 9 komisionerëve në Rahovec, kërkon që ata të paraqiten në Polici për 1 muaj
Gjykata Themelore në Gjakovë, mbrëmë ka mbajtur seancën dëgjimore, ku ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave nga komuna e Rahovecit, për shkak të dyshimit të bazuar se, veç e veç, kanë kryer veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit. Gjykata ka thënë se sipas…
Lajme
Gjykata Themelore në Gjakovë, mbrëmë ka mbajtur seancën dëgjimore, ku ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave nga komuna e Rahovecit, për shkak të dyshimit të bazuar se, veç e veç, kanë kryer veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit.
Gjykata ka thënë se sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime të marra nga KQZ, në Qendrën Komunale të Numërimit në Rahovec, me veprime të kundërligjshme kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe ndaj tyre ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor. Me këtë vendim, të pandehurit do të paraqiten në stacion policor për një periudhë prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data 11 shkurt 2026 deri më 11 mars 2026. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/