Gjykata pezullon vendimin e Ligue 1, Amiens dhe Toulouse nuk zbresin në Ligue 2
Gjykata në Francë ka pezulluar vendimin për rënien nga Ligue 1 të Amiens dhe Toulouse.

Sport
Zhvillime të papritura vijnë nga Franca. Ankesa e skuadrave që renditen në fund të tabelës në Ligue 1, është aprovuar.
Gjykata ka vendosur për përfundimin e sezonit me renditjen aktuale, por ka pezulluar vendimin për rënien nga Ligue 1 për skuadrat si Amiens dhe Toulouse, përcjell lajmi.net.
Ligue 1, sipas asaj që thuhet në vendimin e gjykatës, është urdhëruar të mendojë planin për zhvillimin e sezonit 2020/2021.
Kjo do të thotë se Ligue 1 në sezonin e ri do të ketë më shumë se 20 skuadra./Lajmi.net/