Gjykata pezullon projektin e Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli në hetim për mashtrim, falsifikim dhe rrezik për sigurinë kombëtare
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025, raporton Gazeta Tema. Gjithashtu, në bazë të vendimit që…

Lajme
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025, raporton Gazeta Tema.
Gjithashtu, në bazë të vendimit që është publikuar nga ky medium, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.
Veç të tjerash, në arsyetimin e saj, Gjykata nënvizon se Aeroporti i Vlorës është një objekt me rëndësi strategjike kombëtare dhe çdo veprim i paautorizuar mbi të cenon interesin publik dhe sigurinë e vendit.
Sipas vendimit, kontrata e dyshuar e huasë prej 100 milionë eurosh me një subjekt të paidentifikuar paraqet rrezik real për kalimin e kontrollit të aeroportit te një entitet i huaj, duke prekur drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.