Gjykata Evropiane e Drejtësisë jep përgjigje për Superligën

Lufta legale ndërmjet Superligës Evropiane dhe UEFA-së po vazhdon.

Sport

16/07/2021 11:04

Muaj më parë, Gjykata e Madridit iu ishte drejtuar Gjykatës Evropaine të Drejtësisë duke e pyetur për ta interpretuar ligjshmërinë e Superligës Evropiane.

Lufta nuk ka mbaruar, në fakt është zgjatur akoma, por sipas La Gazetta dello Sport, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka mohuar ta interpretojë pyetjen e drejtuar nga Gjykata e Madridit për rastin në fjalë, transmeton lajmi.net.

Gjykata e Madridit kishte dërguar pyetje e njohur në termet juridike si “pyetje e procedurës urgjente të përshpejtuar”, duke e obliguar Gjykatën e Evropiane të Drejtësisë të jap përgjigje në më pak se tetë muaj.

Gjykata Evropiane ka mohuar të përgjigjet në “pyetjen e procedurës urgjente të përshpejtuar”.

Kjo është një fitore e vogël e UEFA-së dhe FIFA-së në raport me Superligën, por beteja vazhdon pasi vendimi nuk është definitiv dhe ekzistojnë mjete për ta luftuar atë./Lajmi.net/