Gjykata e Pejës refuzon ekstradimin e priftit britanik të akuzuar për pedofili
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, në përbërje të kolegjit penal nga tre gjyqtar, ka refuzuar kërkesën për ekstradim në çështjen penale për ekstradimin e shtetasit britanik A.Ch.K.S. me vendbanim të përkohshëm në Pejë, i dyshuar për veprat penale të keqpërdorimit seksual. Kjo është bërë me arsyetimin se “për veprat për te cilat dyshohet i pandehuri ka arritur afati i parashkrimit”.

Lajme
“Gjykata e Apelit në Prishtine sipas ankesës se Prokurorisë Themelore ne Pejë , me aktvendimin PN.nr. 467/2016 te dt. 29.06.2016 e ka anuluar aktvendimin e kësaj gjykate me rekomandimin e specifikimit te cilësimit juridik te te gjitha veprave te supozuara veç e veç nga kërkesa e shtetit kërkues , me te gjitha specifikat e saj duke i cilësuar sipas te gjitha ligjeve ne fuqi qe nga koha e kryerjes e deri te Kodi penal i Kosovës ne fuqi dhe duke përllogaritur afatet ligjore te parashkrimit për secilin vepër veç e veç dhe secilit ligj vendor, duke marr parasysh fillimi i parashkrimit te tyre sipas nenit 107 par. 2 te KPK-së, pasi qe i mituri te këtë mbushur moshën madhore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Tutje theksohet se “Gjykata menjëherë ka vepruar sipas rekomandimeve te Gjykatës se Apelit dhe kërkoi nga shteti kërkues plotësimin e kërkesës me te dhënat plotësuese lidhur me elementet te veprave penale”, transmeton lajmi.net
“Nuk i lejohet ekstradimi ngase për veprat për te cilat dyshohet i pandehuri ka arritur afati i parashkrimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ish-prifti britanik ka jetuar prej 10 vitesh në Pejë, ndërkaq nga qytetarët është njohur si njeri i mirë. Ai ka qenë në kërkim për pedofili që nga vitit 2012.
Njoftimi i plotë i Gjykatës:
Gjykata Themelore e Pejës refuzon ekstradimin e shtetasit britanik
Gjykata Themelore ne Peje departamenti I krimeve te renda ne përbërje te kolegjit penal nga tre gjyqtar profesioniste, refuzoj kërkesën për ekstradim ne çështjen penale për ekstradimin e shtetasit Britanik A.Ch.K. S. me vendbanim te përkohshëm ne Pejë.
Shtetasit Britanik A. Ch. K. S. për te cilin ekzistojnë dyshimi i bazuar për veprat penale te keqpërdorimit seksual te personave nen moshën 16 vjeçare te kualifikuar sipas dispozitave ligjore ne fuqi nga neni 235 par. 1 dhe 2 te KPK-së apo veprat penale te kualifikuar sipas dispozitave ne kundërshtim me nenin 12 dhe nenin 15 par. 1 te Ligjit te krimeve seksuale te shtetit Britanez akti 1956 konform nenit 23 te Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar nr. 04/L-213 me rastin e rivendosjes gjykata me dt. 05.08.2016 mori aktvendim mbi refuzimin e kërkesës se shtetit britanik dhe kërkesës se prokurorisë themelore te Pejës për ekstradimin e personit ne fjale.
“Gjykata e Apelit në Prishtine sipas ankesës se Prokurorisë Themelore ne Pejë , me aktvendimin PN.nr. 467/2016 te dt. 29.06.2016 e ka anuluar aktvendimin e kësaj gjykate me rekomandimin e specifikimit te cilësimit juridik te te gjitha veprave te supozuara veç e veç nga kërkesa e shtetit kërkues , me te gjitha specifikat e saj duke i cilësuar sipas te gjitha ligjeve ne fuqi qe nga koha e kryerjes e deri te Kodi penal i Kosovës ne fuqi dhe duke përllogaritur afatet ligjore te parashkrimit për secilin vepër veç e veç dhe secilit ligj vendor, duke marr parasysh fillimi i parashkrimit te tyre sipas nenit 107 par. 2 te KPK-së, pasi qe i mituri te këtë mbushur moshën madhore”.
Gjykata menjëherë ka vepruar sipas rekomandimeve te Gjykatës se Apelit dhe kërkoi nga shteti kërkues plotësimin e kërkesës me te dhënat plotësuese lidhur me elementet te veprave penale.
Pas pranimit të dhënave te kërkuara nga shteti britanik, gjykata pas specifikimit te cilësimit juridik te te gjitha veprave te supozuara veç e veç, duke vepruar konform nenit 11 te Ligjit mbi Bashkëpunim Juridik – ndërkombëtar te Republikës së Kosovës 04/L-213, nenit 10 të Konventës Evropiane për ekstradim, nenit 3 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 80 par. 4 te Kodit penal te ish-Jugosllavisë te vitit 1951, nenit 95 par. 3 te Ligjit penal te ish RFSJ-së, si dhe nenit 106 par. 1 pika 1.3 te KPRK-së, shtetasit Britanik A. Ch. K. S. nuk i lejohet ekstradimi ngase për veprat për te cilat dyshohet i pandehuri ka arritur afati i parashkrimit.
Masa e paraburgimit për te pandehurin gjykata ne kuptim te nenit 21 te Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar ka vendos me aktvendim te veçantë deri ne plotfuqishmërinë e këtij aktvendimi.
Kundër këtij vendimi palët ne afatin prej tri ditësh nga dita e marrjes se vendimit kane te drejtën e ankesës ne Gjykatën e Apelit ne Prishtinë.