Gjykata e Hagës refuzon rikthimin e Sheshelit në paraburgim
Trupi gjykues në Tribunalin e Hagës, ka refuzuar kërkesën e prokurorisë që të kthejë Vojsllav Sheshelin në paraburgim nga liria e përkohshme.
Lajme
Mediat serbe thonë se në vendimin i cili mbanë datën e sotme, gjithashtu trupi gjykues e deklaroi vetën si jo kompetent që të shqyrtojë kërkesën e Sheshlit për të dënuar gjyqtarin kryesor Serge Brammertz “për sjellje të pa ligjshme”, transmeton lajmi.net.
Shesheli me vendimin e trupit gjykues, më 12 dhjetor ishte liruar përkohësisht nga gjykata për çështje humanitare, ku arsye për këtë u përmend gjendja e tij shëndetësore, në mënyrë që shërimi i tij të vazhdonte në Beograd.