Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj Hysri Selimin, të dyshuar për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit H.S për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale Spiunazhi. Sipas arsyetimit të Gjykatës, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, mund lehtë të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale. Gjykata po ashtu…

Lajme

07/05/2025 16:31

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit H.S për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale Spiunazhi.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, mund lehtë të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale.

Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjta mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.

Gjithashtu, Gjykata ka konsideruar se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.