Gjuriq: Do të kërkojmë themelimin e Gjykatës Speciale nga OKB-ja

Serbia do të kërkojë nga OKB-ja themelimin e Gjykatës Speciale, ka thënë Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Lajme

26/06/2015 21:19

Sipas tij është e qartë se në Kosovë nuk ekziston vullneti politik që ato krime të dënohen.

“Pres që të gjitha shtetet e posaçërisht anëtaret e Këshillit të Sigurimit ta mbështesin gjykatën ndërkombëtare që do t’i gjykonte krimet e UÇK-së”, ka thënë Gjuriq në konferencën e jashtëzakonshme me gazetarë, transmeton B92.

Popullit serb sipas tij në më pak se 24 orë pas lirimit të Naser Oriqit, i kanë hedhur kripë në plagë edhe me vendimin e parlamentit të Kosovës që ka refuzuar të formojë Gjykatën Speciale.