Gjuriq: Asociacioni i Komunave serbe do të formohet brenda pesë muajve
Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet në pesë muajt e ardhshëm, thotë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lajme
Ai në një prononcim për të përditshmen “Veçernje Novosti” ka thënë se formimi i këtij asociacioni, është çështja për të cilën politika serbe do ta bëjë betejën krysore në Kosovë.
“Dëshirojmë që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë mundësi politike që të t’i ofrojë serbëve të Kosovës mundësi që të menaxhojnë dhe të vendosin për punët e tyre. Do të luftojmë edhe për krijimin e këtij asociacioni, e cila ka qenë edhe pika e parë në marrëveshjen për koalicion në qeverinë e Kosovës”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se pret që raportet me Prishtinën normalizohen “deri në atë nivel që na mundëson funksionim të plotë, pavarësisht se ka një mospajtim në lidhje me statusin dhe gjendjen e serbëve atje”.