Gjuan me armë gjatë dasmës në Shtime, arrestohet 33-vjeçari

Më 29 qershor rreth orës 11:10, stacioni policor në Shtime njofton se ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Petrovë të Shtimes. Siç thuhet në njoftim, patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili ka pranuar…

Lajme

29/06/2025 15:33

Më 29 qershor rreth orës 11:10, stacioni policor në Shtime njofton se ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Petrovë të Shtimes.

Siç thuhet në njoftim, patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili ka pranuar se kishte shtënë me një armë zjarri.

Personi i dyshuar, G.R., 33 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar në prani të avokatit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve pranë stacionit policor në Shtime.