Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person

Policia ka njoftuar se një person ka shtënë me armë zjarri tek një tjetër pas një mosmarrëveshje të dielën në mbrëmje. I dyshuari ende nuk është identifikuar, derisa rasti vazhdon të hetohet. “Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur”, thuhet…

Lajme

06/11/2023 10:01

Policia ka njoftuar se një person ka shtënë me armë zjarri tek një tjetër pas një mosmarrëveshje të dielën në mbrëmje.

I dyshuari ende nuk është identifikuar, derisa rasti vazhdon të hetohet.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.