Gjuajtje me armë në Bellanicë të Malishevës, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte gjuajtur me armë një tjetër person në Bellanicë të Malishevës.

Lajme

23/02/2020 23:16

Në fshatin Bellanicë të Malishevës, ka ndodhur një incident me armë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme rreth orës 20:05, është arrestuar i dyshuari.

“Me datë 23.02.2020 rreth orës 20:05 , Stacioni policor në Malishevë  është informuar për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bellanicë të komunës së Malishevës. Patrulla e policisë menjëherë kanë dal në  vendin e ngjarjes, kanë identifikuar personin e dyshuar dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij kanë gjetur një armë automatike me dy karikator dhe municion”, ka thënë Podrimaj-Beqiraj.

Ajo ka shtuar se, i dyshuari është arrestuar ,arma, municioni dhe automjeti i tij janë sekuestruar.

Podrimaj-Beqiraj, po ashtu ka treguar për lajmi.net, se, rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Malishevë në koordinim me prokurorin e shtetit. /Lajmi.net/