Gjuajtja me armë në Komoran, deklarohet kryeprokurori Gashi: Nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Komoran të Drenasit. Këto të shtëna me armë zjarri ishin në drejtim të një makine, e cila pësoi dëme të mëdha. Nga Policia e Kosovës thanë për lajmi.net se tanimë u arrestuan dy persona. “Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Komoran të Drenasit.
Këto të shtëna me armë zjarri ishin në drejtim të një makine, e cila pësoi dëme të mëdha.
Nga Policia e Kosovës thanë për lajmi.net se tanimë u arrestuan dy persona.
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes,ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës). Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast. Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”.
Në vendin e ngjarjes veçse janë duke qëndruar zyrtarët policorë të Kosovës.
Në lidhje me rastin sot detaje ka dhënë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Gashi theksoi se tre persona janë të përfshirë, ku gjithçka ka nisur nga një përleshje para tri javëve.
“Jemi në Komoran pas një informate për një mosmarrëveshje që ka ndodhur mes një personi dhe dy të tjerëve i cili nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaje, mirëpo sipas informatave lidhet me një mosmarrëveshje të para tri javëve, të njëjtit janë të dyshuar për grabitje dhe vepra penale ordinere dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor”, tha Gashi.
Të dyshuarit ai tha se janë të njohur për Policinë, por të njëjtit nuk janë arrestuar ende.
Ky rast nuk cënon asnjë mënyrë integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.
“Është një gjuajtje me armë mirëpo nukkem të vërtetuar gjendjen faktike në detaje, nëse me armë është gjuajtur në drejtim të personave. Nuk ka persona të ndaluar, persona që kanë qenë të involvuar. Janë tre persona të involvuar, të tre personat kanë të kaluar kriminale. Nuk ka të lënduar, por ka dëmtim prone, pasi të njëjtit fillimisht janë goditur me shofura metale dhe e kanë dëmtuar veturën dhe një nga personat ka gjuajtur me armë. Tani po i marrim këtu kamerat dhe do të dalim me detaje të tjera”, tha tutje Gashi.
Ai sqaroi se dy persona e shoqëruar në polici janë vetëm dëshmitarë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar. Dihet kush janë, janë të njoftuar për Policinë dhe Prokurorinë”, tha Gashi para mediave.