Gjuajti me armë zjarri, ndalohet për 48 orë qytetari nga Prizreni

Ditën e djeshme Stacioni Policor në Prizren ka pranuar informacione se në fshatin Gjonaj të Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë lokalizuar vendngjarjen dhe kanë identifikuar të dyshuarin për shtënie me armë. I dyshuari për veprën penale është 34 vjeçari me inicialet S.L. Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një…

Lajme

14/09/2024 18:18

Ditën e djeshme Stacioni Policor në Prizren ka pranuar informacione se në fshatin Gjonaj të Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë lokalizuar vendngjarjen dhe kanë identifikuar të dyshuarin për shtënie me armë.

I dyshuari për veprën penale është 34 vjeçari me inicialet S.L.

Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit BLOË TR 17.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari për veprën ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” është ndaluar për 48 orë./Lajmi.net