Gjon Karrica përdorë gjakun në videoklipin e ri?!
Këngëtari shqiptar Gjon Karrica i njohur ndryshe edhe si “Lugati”,ka vendosur sërish të befasojë publikun me projektet e tij.

ShowBiz
Pas bujës së madhe që bëri me këngën “Sex toy” që e solli në bashkëpunim me ish të dashurën e reperit 50 Cent,Jessy Hennessy,Gjoni do të vijë me një këngë tjetër të titulluar “Virgjëreshë”.
Në një bisedë për Lajmi.net artisti tregoi detajet rreth kësaj kënge dhe arsyet se pse ende nuk ka filluar me realizimin e videoklipit.
“Virgjëreshë” është e punuar nga Anton Nue,ndërsa teksti është i imi.Kjo këngë ka kohë që është realizuarpor unë ende nuk kam filluar me realizimin e klipit sepse nuk po mund të gjej një produksion që klipi të realizohet ashtu si dua unë,jam duke kërkuar diçka më ndryshe,dua që në skenat e këtij klipi të ketë gjak e jo ngjyrë dhe jam në pritje nëse ndonjë produksion do realizojë kërkesat e mia”,tha artisti me stili unik duke shtuar se kjo nuk është kënga e vetme që do ta sjellë këtë verë.
Kujtojmë që nofkën “Lugati” e mori nga titulli i njërës nga këngët e tij të publikuar vite më parë.(lajmi.net)