Gjoksi gjigant mund ta vrasë

Aktorja e filmave pornografik, Elizabeth Starr, kishte nisur t’i futej briskut qysh 15 vjet më parë, duke e zmadhuar gjoksin dhe duke i fryrë buzët, falë të së cilave edhe arriti karrierë të suksesshme. Mirëpo, gjoksi i saj gjigant, i cili vazhdon të rritet, e ka shkatërruar jetën e saj dhe mjekët i kanë këshilluar…

ShowBiz

15/01/2014 12:47

Aktorja e filmave pornografik, Elizabeth Starr, kishte nisur t’i futej briskut qysh 15 vjet më parë, duke e zmadhuar gjoksin dhe duke i fryrë buzët, falë të së cilave edhe arriti karrierë të suksesshme.

Mirëpo, gjoksi i saj gjigant, i cili vazhdon të rritet, e ka shkatërruar jetën e saj dhe mjekët i kanë këshilluar ta bëjë një ndërhyrje të dyfishtë kirurgjike, për ta zvogëluar gjoksin, para se ta rrezikojë jetën.

43 vjeçarja thotë se nuk mund të bëjë më intervenime kirurgjike, përkundër rrezikimit të infektimit të gjakut. Elizabeth, e cila ka bërë 63 korrektime në trupin e saj, është nënë e dy fëmijëve.

“Nëse kthehemi në atë kohë, unë e kisha mbështetjen e familjes dhe e dija se gjoksi më i madh do të më ndihmonte në karrierë. Sot, megjithatë, unë jetoj ditë pas dite e brengosur se mund të përjetoj infeksione, të cilët mund të më kushtojnë me jetë”, deklaroi ajo.

– “Unë jam sikur një bombë e kurdisur për të shpërthyer dhe kjo mund të më ndodh çdo ditë. Jam shumë e frikësuar. Gjoksi gjigant mund të më vrasë”, përfundoi ajo.