Gjithmonë kontrolloni këto 4 gjëra në veturën tuaj, para një udhëtimi të gjatë

Udhëtimi i gjatë mund të jetë përditshmëri ose mund të jetë për një pushim emocionues, por ai kërkon për të kryer disa kontrollime përpara se të merrni rrugë.

Auto & Tek

27/02/2019 20:47

Një problem i makinës, i cili do mund  të ndodhte larg nga shtëpia mund të bëjë atë më të komplikuar për ta zgjidhur, e cila shton një vonesë të padëshiruar në udhëtimin tuaj, transmeton lajmi.net.

Goma e shfryer apo drita e paralajmërimit të naftës mund t’ua thyejë rrugen, e të shkaktojë pritje të gjata si rrjedhojë.

Megjithatë, për ta parandaluar këtë, gjithmonë sigurohuni t’i kontrolloni këto 4 pjesë të makinës paraprakisht:

Nën mbulesë të makinës

Kontrolloni nivelet e naftës dhe sigurohuni që ftohësi apo lëngu i anti-frizit është në nivel.

Shikoni rripin për të siguruar që nuk ka ndonjë çarje dhe lëvizini lart e poshtë për të parë nëse kanë nevojë për shtrëngim.

Gomat

Goma duhet të jenë në presionin e duhur përpara se të vendosen në funksion.

Ndërsa kontrolloni ato, testoni sipërfaqen e gomave me një monedhë. Vendoseni atë në brendësinë e gomës tuaj dhe shihni nëse pjesa e jashtme është e dukshme. Nëse nuk e sheh, gomat e tua janënë rregull.

Fshirësit e xhamave

Shihni nëse po funksionojnë si duhet për pastrimin e xhamit tuaj ose nëse po lënë shenja të ujit mbi të.

Zëvendësoni në rast se shihni ndonjë defekt.

Dritat

Sigurohuni që dritat e shkurtra, dritat e pasme dhe dritat e mjegullës të jenë në rregull.

Testoni treguesit tuaj dhe borinë tuaj gjithashtu, për të siguruar që ju në mënyrë efektive të njoftoni shoferët e tjerë për praninë dhe lëvizjet tuaja. /Lajmi.net/