Gjithë natën në kërkim, asnjë shenjë për Alush Kastratin nga Rahoveci që është zhdukur
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se aksioni për gjetjen e Alush Kastratit ka vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme, me ekipet që kanë qëndruar në terren duke kontrolluar zona të ndryshme. Sipas njoftimit, ekipet e angazhuara kanë punuar pa ndërprerje në kërkim të tij, duke zhvilluar operacione në disa lokacione në…
Lajme
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se aksioni për gjetjen e Alush Kastratit ka vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme, me ekipet që kanë qëndruar në terren duke kontrolluar zona të ndryshme.
Sipas njoftimit, ekipet e angazhuara kanë punuar pa ndërprerje në kërkim të tij, duke zhvilluar operacione në disa lokacione në përpjekje për ta gjetur personin e zhdukur.
Në terren gjatë gjithë kohës ka qëndruar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka përcjellë nga afër zhvillimet e aksionit dhe ka qëndruar pranë ekipeve të angazhuara dhe vullnetarëve që po kontribuojnë në këtë përpjekje të përbashkët.