Gjithçka që duhet të dini para se të shponi veshët
7 këshillat e ekspertit në lidhje me shpimin.
Lifestyle
Nëse i kushtoni vëmendje modës, atëherë ju e keni konsideruar të vini ndonjë vath të ri, qoftë në vesh, hundë, vetull etj.
Nëse po mendoni të bëheni të guximshëm atëherë këto këshilla vijnë nga J. Colby Smith, profesionisti i shpimit, i cili punon me shumë artistë të njohur, shkruan “TeenVogue”, transmeton lajmi.net.
- Besoni në instinktin tuaj
Nëse hyni në një sallon të vathëve dhe ju duket vendi i dyshimtë ose i papastër, atëherë mos e bëni shpimin aty. Mendimi juaj do ju ndikoj në gjendjen fizike dhe mund të ënjteni si pasojë.
- Shkoni vetë
Shpeshherë juve do ju duhet mbështetje morale nga miqtë, mirëpo në këtë rast energjia negative e dikujt do ju ndikoj. Ata do ta përçojnë frikën e vet tek ju.
- Rrini të pastër
Pastrimi i vathëve është shumë i lehtë, mirëpo përkujdesja e shpimit të ri është e rëndësishme. Zona e shpuar duhet të pastrohet me ujë dhe sapun dy herë në ditë.
- Përdorni akull
Pas shpimit është shumë normale të ënjtet zona e shpuar. Mund të përdorni qetësues të dhimbjeve ose të aplikoni akull, transmeton lajmi.net.
- Rrotullojeni
Shpesh mund të keni dëgjuar se vathi i ri duhet rrotulluar vazhdimisht që të mos ngjitet në lëkurën tuaj. Kjo nuk është e vërtetë. Ju duhet ta lëvizni herë pas here shkaku i kores që formohet që të mund ta pastroni zonën, mirëpo jo vazhdimisht sepse do ta lëndoni vetën.
- Merreni ngadalë
Pjesa më e mirë për vathët është ndryshimi i dukjes tuaj, por ju duhet ta merrni ngadalë ndërrimin e vathit të sapo-vendosur. Ju duhet ta mbani vathin e parë për dy muaj ose më shumë para se ta ndërroni sepse rrezikoni ta infektoni lëkurën tuaj.
- Flini mirë
Mos u habitni nëse nuk keni rahati të flini kur sapo keni vënë një vath të ri. Zona e shpimit është akoma e irrituar prandaj do të jetë e vështirë të mos ndjeni dhimbje kur shtriheni të flini. Sugjerimi më i mirë nëse vathin e keni vënë në vesh, është që të përdorni jastëk për qafë. /Lajmi.net/