Gjithçka që dihet për vrasjen në Prizren, ku e vdekur mbeti nëna e këshilltares së Haradinajt
B.V 61 vjeçar, qëlloi për vdekje gruan e tij, A.V rreth 41 vjeçe në Prizren.
Lajme
Çifti kishin ardhur për pushime nga Zvicra, por problemet që ata patën mes vete, bënë që 61 vjeçari të shtinte me armë rreth 15 herë drejt gruas së tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, shkruan lajmi.net.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.
Po ashtu, besohet se i dyshuari për rastin, menjëherë pas kryerjes së veprës e kishte telefonuar policinë për t’i treguar për krimin.
Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.
Lexo edhe:
Sipas asaj që raportohet, e ndjera dhe i dyshuari nuk kishin pasur fëmijë me njëri tjetrin nga kjo martesë.
Ata besohet se fëmijë kishin pasur nga martesat paraprake.
Hoti këtë e ka konfirmuar vet, përmes një postimi në Instagram.
Ndërkohë, nëpër media kanë filluar të qarkullojnë edhe fotografi të dorasit.
Motivet e krimit ende nuk dihen, teksa organet kompetente janë duke u marrë me rastin.
Lajmi.net do të iu mbaj të informuar lidhur me ngjarjen në fjalë.