Gjithçka në syrin e snajperistëve, siguri maksimale në Prishtinë

Sigurimi i hapësirës po bëhet nga snajperitët e Policisë së Kosovës të pozicionuar në pika të larta të objekteve.

Lajme

12/06/2019 11:36

Forca të shumta të Njësisë Speciale janë duke e vëzhguar hapësirën ku do të mbahet ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga NATO, raporton lajmi.net.

Sigurimi i hapësirës po bëhet nga snajperitët e Policisë së Kosovës të pozicionuar në pika të larta të objekteve, raporton lajmi.net.

Gjithashtu, për t’i ofruar siguri Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, ish-shefi i NATO-s, Wesley Clark dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, të cilët janë duke qëndruar në hotelin e zv.kryeministrit Pacolli, në qendër të Prishtinës, po përkujdesët policia e Kosovës e cila ka rrethuar cdo këndë të objektit. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

SPECIALE/ Kosova feston Ditën e Çlirimit