Gjithçka në rregull, Messi pranon ulje të pagës 50% për ta rinovuar kontratën me Barcelonën

Lionel Messi do ta rinovojë kontratën me Barcelonën.

Sport

15/07/2021 08:16

Barcelona dhe Lionel Messi do ta vazhdojnë bashkëpunimin së paku edhe pesë vite të rjera, transmeton lajmie.net.

“Blaugranët” kanë strukturuar kontratën e Messit për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë brenda kufijve të rregullave “Fair Play-it” financiar të La Ligas.

34-vjeçari do të ketë një ulje të konsiderueshme të pagës, por kjo kontratë lejon që ai të vazhdojë të paguhet nga klubi edhe pas largimit të tij si futbollsit.

Messi do të qëndrojë në Camp Nou deri në vitin 2023 si futbollist, dhe pjesën tjetër kontratës do të angazhohet në përfaqësimin e klubit.

Klauzola e lirimit të tij kap shifrën e 600 milionë eurosh./Lajmi.net/