Gjithçka e kryer, Perisic është i Bayernit

13:47 | 12 Gusht 2019

Anësori i Interit, Ivan Perisic është zotuar të bëjë më të mirën për Bayern Munich pasi ka kaluar testet mjekësore.

Perisic ndodhet në Munich për të përfunduar lëvizjen e tij nga Interi dhe iu nënshtrua testeve mjekësore të hënën në mëngjes.

“Unë thjesht kam pasur testet mjekësore. Unë do të bëj çmos!” – i tha 30-vjeçari të përditshmes gjermane Bild, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Bundesligës janë duke nënshkruar me kroatin për 5 milionë euro si huazim me një mundësi prej 20 mln euro për ta blerë verën e ardhshme.

Bayern ka kërkuar një anësor gjatë kësaj merkatoje pasi Franck Riberyt i skadoi kontrata e tij dhe Arjen Robben doli në pension.

Bayern është klubi i tretë gjerman i Perisic pas Borussia Dortmund dhe Wolfsburg. /Lajmi.net/