Gjithçka e kryer, Amir Rrahmani pranon t’i qëndrojë besnik Napolit edhe për disa vjet, zyrtarizimi së shpejti
Qendërmbrojtësi, Amir Rrahmani ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re me Napolin. 29-vjeçari i Kombëtares së Kosovës me kontratën e re, e cila do të zyrtarizohet së shpejti, do të mbetet pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2027 me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër, njofton Football-Italia, transmeton lajmi.net. Rrahmani ka…
Sport
Qendërmbrojtësi, Amir Rrahmani ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re me Napolin.
29-vjeçari i Kombëtares së Kosovës me kontratën e re, e cila do të zyrtarizohet së shpejti, do të mbetet pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2027 me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër, njofton Football-Italia, transmeton lajmi.net.
Rrahmani ka qenë me Napolin që nga janari 2020 pasi iu bashkua klubit në një marrëveshje me vlerë rreth 14.2 milionë euro nga Hellas Verona.
Mbrojtësi dardan e ka dëshmuar veten si pjesë kyçe e skuadrës së parë të Napolit që drejtohet nga Luciano Spalletti këtë sezon, duke regjistruar 2521 minuta lojë në Serie A dhe Ligë të Kampionëve.
#Calciomercato, #SerieA | @sscnapoli, accordo raggiunto con #Rrahmani per il rinnovo: tutti i dettaglihttps://t.co/JljwbyZGHp
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) April 21, 2023
Siç ka detajuar Gianluca Di Marzio, agjenti i Rrahmanit, Adrian Aliaj është takuar dje me drejtuesit e Napolit, ku janë dakorduar detajet e kontratës së re për mbrojtësin kosovar.
Amir Rrahmani me Napolin këtë edicion është shumë pranë titullit të kampionit në Serie A./Lajmi.net/