Gjira pas udhëtimit për në Kosovë: Udhëto njëherë me shqiptarë në aeroplan e kupton përse nuk ec sistemi

Gjira ka reaguar ashpër me një postim të fundit.

ShowBiz

12/07/2020 19:04

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, pas një kohe, ka gjetur mundësinë për tu takuar me familjen e saj në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo ajo është përballuar me diçka të pakëndshme në aeroplan. Reperja nëpërmjet një postimi ka reaguar e revoltuar ku ka treguar se si nuk e kanë respektuar ani pse e kanë parë me fëmijë.

“Nuk kisha nerva ta bëja të madhe dje. Po veç udhëto njëherë me shqiptarë në aeroplan dhe e kupton përse nuk hec sistemi. Edhe kurrë nuk kam parë mos i jep përparësi nënave me fëmijë, të ngarkum me karrocë e valixhe, na vyn me qenë ma të ndishëm, shumë të egër, nuk e di jam pa koment. Me dy fëmijë nuk besoj që kam guxim me udhëtu më vet pë Kosovë de kapna rrehna me naj “burr”, fort gentlemen i kena kta burra”, ka shkruar ajo në Instagram./Lajmi.net/