Gjira e mërzitur në karantinë: Të gjithë dëshirojmë t’i kthehemi jetës së vjetër
Gjira është mërzitur nga të qëndruarit brenda.

ShowBiz
Reperja Gjira kohën e fundit është përkushtuar rreth jetës private, duke lënë pas angazhimin në muzikë, shkruan lajmi.net.
Si shumë të tjerë, edhe ajo shprehet e mërzitur pas qëndrimit disa javor e izoluar në shtëpi dhe dëshiron t’i kthehet rutinës së vjetër.
Reperja postoi një foto, në të cilën shfaqet në veturë duke mbajtur një tas kafe në duar.
“Mirëmëngjesi-Kur do të përfundojë kjo kohë e karantinës? Nuk dua më një ‘kafe rruge’. Të gjithë e dëshirojmë jetën tonë të vjetër të na kthehet”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, Gjira po jeton në Gjermani bashkë me bashkëshortin dhe djalin. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_HYXg-q-dC/