Gjini: Thirrjet vëllavrasëse kundër Haradinajt janë produkt i një platforme propaganduese mbi dhjetëvjeçare

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas thirrjes që është bërë sot nga një mërgimtar për pushkatimin e Ramush Haradinajt. Gjini, ka thënë se, thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme, porse, ka shtuar ai, ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese, raporton lajmi.net ‘’Deklarata e sotme…

Lajme

12/08/2026 17:50

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas thirrjes që është bërë sot nga një mërgimtar për pushkatimin e Ramush Haradinajt.

Gjini, ka thënë se, thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme, porse, ka shtuar ai, ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese, raporton lajmi.net

‘’Deklarata e sotme monstruoze kundër Ramush Haradinajt është thjesht manifestimi i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës arkitektët e saj sot heshtën në sallë’’, ka shkruar Gjini mes tjerash.

Postimi:

Thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme; ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese.

Deklarata e sotme monstruoze kundër Ramush Haradinajt është thjesht manifestimi i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës arkitektët e saj sot heshtën në sallë.

Ky instrumentalizim i rrezikshëm nuk përfaqëson mërgatën tonë patriotike, por rezultatin e një inxhinierie të mbrapshtë politike, ku prokuroria e shtetit duhet të ndërhyjë urgjentisht.

Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia, populli dhe ai vetveten, duke qenë më i zoti se cilido prej jush. Njerëzit e këtillë dhe nxitësit e tyre do të përfundojnë shumë shpejt në plehun e harresës./Lajmi.net/